Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të sotme në drejtësi, duke i quajtur “paradoksale” veprimet e Hajdarit dhe Kurtit, raporton GazetaBlic.
Ajo ka theksuar se Rozeta, e akuzuar në aferën e rezervave shtetërore, ka refuzuar të paraqitet në gjykatë, ndërsa Albin Kurti nuk është paraqitur në prokurori, në të njëjtën ditë kur Prokuroria ngriti aktakuzën për sulmin terrorist në kanalin Ibër–Lepenc.
Çitaku e cilësoi këtë sjellje si “sabotim të qëllimshëm të shtetit” dhe si përpjekje për të delegjitimuar institucionet e drejtësisë.
Ajo paralajmëroi se mosrespektimi i thirrjeve të prokurorisë krijon precedent të rrezikshëm, që sipas saj mund të nxisë anarki, kaos dhe vetgjyqësi.


