Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas largimit nga puna të gazetares Edina Avdiu nga RTK, duke shprehur mbështetje të plotë për të.
Çitaku shprehet se “liria e fjalës nuk është privilegj. Është themel i demokracisë. Ky popull nuk e ka duruar kurrë diktatin”.
Reagimi i saj i plotë:
Me Edinën deri në fund. Pa kompromis.
Të penalizohet një gazetare vetëm pse përpiqet ta bëjë punën e saj është as më pak e as më shumë se diktat. Kur pushteti frikësohet nga pyetjet, problemi nuk është tek gazetaria, por tek pushteti.
Liria e fjalës nuk është privilegj. Është themel i demokracisë. Ky popull nuk e ka duruar kurrë diktatin.
Nuk je vet, Edine. Solidariteti ynë është më i fortë se çdo presion.


