Lajme

Çitaku: Ligjet e Kosovës nuk janë “tavolinë sudeze”, s’mund të zbatohen sipas qejfit të Vetëvendosjes

05/19/2025 10:34
nga:Lorik J

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sot ashpër ndaj qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje në raport me zbatimin e ligjeve dhe rregullave të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë për media, Çitaku theksoi se rregullat dhe ligjet nuk janë tavolinë sudeze, ku mund të përzgjidhen vetëm ato që i përshtaten dëshirës politike të dikujt.

“Ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës nuk janë tavolinë sudeze. S’mund të vendosësh me to vetëm çfarë pëlqehet”, u shpreh ajo, duke kritikuar qasjen selektive që, sipas saj, Vetëvendosje po ndjek në një emërim të caktuar që i preferon.

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar vazhdimisht mënyrën e qeverisjes nga ana e Vetëvendosjes, duke e akuzuar për kapje të institucioneve dhe për qasje të njëanshme në vendimmarrje