Lajme

Çitaku-Kurtit: Kryeministër, a ka pasur eksplodime në veri e ndjekje të personelit të KQZ-së, a po kalon Serbia?

12/06/2022 16:01
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitakun, ka reaguar pas ngjarjeve në veri, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka pyetur kryeministrin se çka po ndodhë, derisa ka thënë se qeveria po na mban në terr informativ.

Ajo ka pyetur se a ka pasur eksplodime e ndjekje të personelit të KQZ-së.

“Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat.

Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së?

Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?