Lajme

Çitaku: Kurti e ka një mosdurim politik për secilin lider politik të UÇK-së

04/11/2024 10:17
nga:Genita C

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka një mosdurim për secilin lider politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo pasi sipas Çitakut, Qeveria dhe kryeministri Kurti po ndërhynë “brutalisht” në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, siç tha ajo, duke i përçarë shqiptarët.

“Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës. Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën. Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre. E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Sec e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, tha ajo.