Sonte e ftuar në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ është nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Raportet me SHBA-në, tensionet në veri, marrëveshja e Ohrit, çështja e kryetarëve të sapozgjedhur në katër komunat veriore, janë disa nga temat që u diskutuan.
Çitaku tha se të hënen do të mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së ku do të merren disa vendime shumë të rëndësishme në lidhje me gjendjen që po mbizotëron në vend.
Ajo tutje foli për pozitën e vështirë në të cilën gjendet ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, pas tensionimit të raporteve qeveri-Amerikë.
Nënkryetarja e PDK-së tha se është për keqardhje që Kurti i ka sjellë raportet me SHBA-të në këtë pikë dhe se e ardhmja euro-atlantike e Kosovës po rrezikohet .
Ajo ka kritikuar Ministrin e Pushteti Lokal, Elbert Krasniqin duke thënë se kryetarët e PDK-së në komunat e veriut, janë mashtruar nga ai.
Për këto dhe shumë tema të tjera ndiqni intervistën e plotë të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, me fillim nga ora 20:30 në RTV Dukagjini.
/Gazeta Blic/