Vlora Çitaku nga PDK ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi deri më tani ka shpenzuar vetëm 9% të buxhetit, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Çitaku i ka bërë thirrje Kurtit të punojë më shumë dhe mos t’i thumbojë aletatët në konferenca për shtyp.
Shkrimi i plotë:
Mua për shembull më ka marrë malli me
pasë investime kapitale në Kosovë. Kjo qeveri ka
shpenzuar vetëm 9%të buxhetit.
Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët;
Më ka marrë malli mos me
u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës;
Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike;
Më ka marrë malli me
u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp.
Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet.


