Lajme

Çitaku kritikon Specialen: Është kthyer në mekanizëm që përpiqet të instalojë frikë – keni me dështu

03/10/2024 13:21
nga:G C

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilën janë duke u mbajtur në Hagë, procesin ndaj të cilëve ajo e ka cilësuar si absurd.

Çitaku ka thënë se, Specialja ka përfunduar në mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona e bastisur shtëpi, dhe duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë.

Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.

Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës.

Të tilla ishin edhe këto skenaret e ditëve të fundit me Hajredin Kuqin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin.

Keni me dështu. Nuk ju frikësohet askush. Sepse nuk kemi pse.
Dielli do të lindë përsëri.