Kandidatja e PDK’së për deputete, Vlora Çitaku, ka publikuar një video nga debati i mbrëmshëm, ku flitet për FSK’në.
“Me investu në ushtri, mas pari është dashtë me pasë ushtri. Ju dhe VV s’keni besu kurrë që Kosova ka me pasë ushtri. Në ditën që është miratuar themelimi i ushtrisë së Kosovës, është miratuar edhe një plan 10 vjeçar edhe është e sekuencuar me vite, me sasi, me lloj të armatimit që mund të blehet dhe duhet të blehet. Kjo është e para. E dyta, për një ushtri morali dhe motivi është aq ose më i rëndësishëm se arma, se UÇK tenka s’ka pasë as drona, por zemër. Kur ti e detyron një ushtar, se unë nuk gënjej z. Konjufca, janë djem dhe vajza që i njoh, detyrohen me punu punë të dytë se nuk i mjafton paga që e marrin në FSK. The që i keni rrit, a e din sa janë rritur çmimet Glauk…”
Konjufca e ndërpreu dhe i tha se këto deklarata janë “të rrezikshme për sigurinë kombëtare”.
Më pas Çitaku iu përgjigj duke i thënë “të lutem mos godit nën brez”
“Ju e keni përgjegjësinë që ta fuqizoni FSK’në, tua rritni moralin. E kemi parë cfarë ushqimi hajnë”, tha Çitaku.


