Lajme

Çitaku: Konferenca e Kurtit do duhej të mbahej në seli të VV’së, jo në ndërtesën e Qeverisë

10/27/2025 19:39
nga:Genita C

Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti pas konferencës për shtyp, duke thënë se Kosova po përballet me izolim, ekonomi të rënduar dhe çmime të papërballueshme, ndërsa për Kurtin shteti duket si “skenë teatri”, raporton GazetaBlic.

Çitaku theksoi se qeverisja e tij pesëvjeçare ka sjellë varfërim dhe ikje masive të qytetarëve, dhe se qytetarët tani e njohin më mirë sjelljen dhe efektet e sundimit të tij.

Postimi i plotë: