Lajme

Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në e Pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Thaçin

08/07/2026 18:19
nga:Y I

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ‘‘fatmirësisht’’ në çastet vendimtare, Albin Kurti, nuk e ka udhëhequr vendin, por Hashim Thaçi.

Çitaku ka thënë se imagjinohet sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në, shpalljen e Pavarësisë apo themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Ka momente në histori kur vendimet e një njeriu përcaktojnë fatin e një kombi.

Imagjinoni sikur ky i pari në fotografi të kishte vendosur për UÇK-në, për shpalljen e pavarësisë apo për themelimin e Ushtrisë së Kosovës në momentet vendimtare të shtetndërtimit.

Fatmirësisht, në ato çaste vendimtare, Kosova e kishte Hashim Thaçin.

Të presim me padurim, President!