Lajme

Çitaku i reagon Kurtit e Osmanit: Historia nuk mund të rishkruhet

02/17/2022 17:50
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Kuvend në 14 vjetorin e pavarësisë, nuk kanë përmendur Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin, që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008.

Kjo gjë ka nxitur reagimin e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në “Twitter”, Citaku ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet, teksa ka publikuar një fotografi të vjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Historia nuk mund të rishkruhet! #Kosova14”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook