Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Kurtin për qasjen e tij ndaj sanksioneve të vendosura për Kosovën nga Bashkimi Europian, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi ka thënë se Kurti duhet të angazhohet më shumë për largimin e sanksioneve që janë vendosur ndaj Kosovës.
“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi”, ka shkruar Çitaku.
Tutje ka thënë se kosoton e sjelljes së kryeministrit po e paguan Kosova.


