Sekretarja e përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar intervistën e kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamza në emisionin Pressing në T7.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se ‘Hamza e dëshmoi edhe sonte se përfaqëson antipodin më të madh karrshi kaosit dhe pasigurisë që po na përcjellë tash e katër vitet e fundit’.
“Kosova ka nevojë për normalitet dhe parashikueshmëri, si parakushte të domosdoshme për zhvillim dhe mirëqenje.
Pa urrejtje. Pa mllef. Pa hakmarrje. Me shpresë. Me plane. Me punë. #MaMirë
, shkroi Çitaku.