Lajme

Çitaku: Faik Rexhepi me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë simbol i ndritur i rezitencës

02/25/2025 17:15
nga:G B

KaSekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me anë të një statusi në Facebook ka treguar se i ka dërugar lule si falënderim dhe mirënjohje Faik Rexhepit, te busti i tij në sheshin Zahir Pajaziti.

Sipas saj, ai “me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë një nga simbolet më të ndritura të rezistencës sonë kolektive.” – thuhet aty.

Postimi i saj i plotë:

Një buqetë me lule si falënderim dhe mirënjohje për Faik Rexhepin, njeriun që me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë një nga simbolet më të ndritura të rezistencës sonë kolektive.

Te qoftë i lehtë dheu i Kosovës, baca Faik.

Do të të kujtojmë përherë me respekt dhe krenari!