Lajme

Çitaku: Është momenti që presidentja të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe

02/14/2024 15:49
nga:Y I

Nënkryetari i PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se liderët e vendit nuk kanë asnjë koordinim me ShBA-të tashmë është e ditur botërisht.

Çitaku ka thënë se është momenti i fundit që presidentja të deklarohet publikisht se a e mbështet kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe.

“Se nuk ka asnjë koordinim me SHBA-të tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim.
Dhe për çka? Për dinarë e fletushka. Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tankset serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete. Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe” shkruan Çitaku në Facebook raporton Gazeta Blic.

Deklarata e plotë: