Lajme

Çitaku e fajëson Qeverinë për heqjen e vizave për serbët me pasaporta të Serbisë

07/22/2024 14:18
nga:G B

Pas vendimit të Bashkimit Evropian për të lejuar lëvizjen e lirë të mbajtësve të pasaportave të lëshuara nga autoritetet serbe për qytetarët serbë të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se ky vendim i BE-së është një “debakël politik dhe diplomatik” për Qeverinë Kurti, duke akuzuar qeverinë për sjellje “infantile dhe aventureske” që sipas saj, kanë dështuar në përfaqësimin e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E.  Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

 

Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale/ Qeveria: Nuk u konsultuan me ne, dëmtuan përpjekjet tona