Lajme

Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pa shmangshme

08/27/2025 22:43
nga:Sh R

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 për “zgjedhjet e reja parlamentare”, tha se zgjedhjet e reja parlamentare janë të pa shmangshme.

Teksa shtoi se qytetari i Kosovës e ka kuptuar qartë që cila është adresa e përgjegjësisë.

“Unë në këtë pikë ku jemi, zgjedhjet e reja parlamentare i shoh të pa shmangshme, është vetëm qështja se kur do të mbahen ato, a do të mbahen në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër apo më herët nuk e di. Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pa shmangshme, qytetari i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë besoj që cila është adresa e përgjegjësisë”, tha ajo.