Lajme

Çitaku: Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re

09/15/2025 15:14
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes të mençur gjatë periudhave të vështira të historisë sonë, raporton GazetaBlic.

Ajo ka kujtuar se populli ynë arriti të përballojë sfidat e mëdha vetëm përmes bashkëpunimit dhe miqësive të krijuara, edhe në rrethana lufte dhe okupimi.

Dëshmia e Rubin në Hagë është, sipas saj, një pasqyrë e lidhjeve të forta që krijuam dhe e rrugës së drejtë që zgjodhëm si komb.