Lajme

Çitaku deklaroi se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm, reagojnë nga AAK: Rezultati i zgjedhjeve e përcakton!

05/01/2024 18:45
nga:Y I

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre, Bedri Hamza, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Çitaku tha se në bazë të matjeve që i kanë bërë në terren, Hamza do ta marrë mandatin e të parit të vendit.

“Shumë shpejt, nuk dua të jap datë, kryeministri Hamza do të dalë me ofertën e tij programore, me prioritetet e tij, sigurisht ne do të kemi përgjigje për secilën sfidë, mirëpo prioritete do të jenë vetëm disa”

“Unë e them me përgjegjësi të plotë që Bedri Hamza do të jetë mandatar, dhe do të krijojë shumicën e re parlamentare pas zgjedhjeve të cilat ne presim të mbahen shumë shpejt” ka deklaruar Çitaku raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me deklaratën e Çitakut kanë folur për “Gazeta Blic” nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputeti i kësaj partia, Pal Lekaj, tha se deklarime të tilla janë shprehje e besimit të një partie në kandidatin e tyre për kryeministër por se rezultati i zgjedhjeve e përcakton se kush do të jetë kryeministër.

“Përgjithësisht, deklarimet e këtilla mund të jenë shprehje e besimit të një partie në kandidatin e tyre për kryeministër. Megjithatë, në politikë, është rezultati i zgjedhjeve që përcakton kush do të jetë kryeministri” deklaroi Lekaj në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Pal Lekaj, AAK!

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se PDK-ja është në garë për vendin e parë.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje koalicioni mirëpo ne jemi në garë për vendin e parë, nuk po e them këtë me arrogancë se e thashë në fillim se në demokraci edh nëse i fiton krejt duhesh me nda edhe duhesh me qenë gjithëpërfshirës”

“Mirëpo, në bazë të takimeve që kemi, kontakteve që i kemi, dhe nuk po flas thjesht me instinktin prej politikaneje, por edhe me matje që i kemi bërë dhe jemi duke i bërë, Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës” deklaroi Çitaku në Rubikon.

/Gazeta Blic/

Çitaku: Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës