Lajme

Çitaku: Çdo moment përdoret për të hedhur baltë mbi figurën e Thaçit dhe shokëve të tij në Hagë

12/16/2024 19:44
nga:G B

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sonte në emisionin “DPT te Fidani”, ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë.

Ajo është shprehur se edhe sot përdoret çdo moment, sipas saj, për të hedhur baltë mbi figurën e Hashim Thaçit dhe shokëve të tij që janë atje,

“Ku janë institucionet e Republikës së Kosovës, a kanë kontaktuar ndonjëherë me këdo, më ndokë, për të dhënë perspektivën e mbrojtjes, për të dhënë perspektivën e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat në fund të ditës e kanë miratuar atë gjykatë. A kemi parë ndonjëherë ndonjë përprejke të tillë? Anjëherë.”

“Përkundrazi, edhe sot përdoret çdo moment për të hedhur baltë mbi figurëne Hashim Thaçit dhe shokëve të tij që janë në Hagë”, u shpreh ajo.