Lajme

Çitaku akuzon VV-në për sabotim të projekteve energjetike të Kosovës: Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi

12/02/2025 10:54
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se prej themelimit ka sabotuar projektet energjetike të Kosovës, përfshirë termocentralin “Kosova e Re” dhe projektin amerikan të gazpërçuesit, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, kundërshtimet e VV-së kanë penguar zhvillimin dhe kanë cenuar sigurinë energjetike të vendit, duke rënduar qytetarët me çmime të larta dhe duke krijuar hapësirë për “mafinë energjetike”.

Çitaku tha se rastet e Nagipit e Martinit janë “vetëm maja e ajsbergut” dhe theksoi se më 28 dhjetor “kësaj mendësie i vjen fundi”, duke shtuar se reagimet e VV-së tregojnë “panik”.