Sporti

Ismet Munishi kritika për Qeverinë Kurti: Kam pritë më shumë investime në sport

04/26/2024 22:01
nga:E K

Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal edhe te kushtet infrastrukturore që ka ky sport.

Munishi kishte kritika edhe për Qeverinë Kurti që nuk ka punuar në infrastukturë sportive.Ai përmend gjendjet e stadiumeve në mbarë vendin duke shtuar se janë në situatë të mjerueshme dhe nuk po bëhet asgjë për përmirësimin e tyre.

Megjithatë, Kurti para disa ditësh njoftoi se do ketë një investim 200 milionësh bashkë me FIFA e UEFA në një plan 5 vjeçar, në transformimin e infrastukturës sportive.

Munishi thotë se ky premtim duhet të mbahet, pasi është publik dhe serioz.

“Unë e besoj se premtimi publik duhet m’u mbajt. Po edhe unë po kam qejf me besu, sepse ne nuk e dijmë a do ndodhë apo jo. Është një kritikë e vogël që deri tash kanë bë shumë pak për infrastukturën e sportit, m’u për pjesën e politikës nuk më intereson. Për sportin, e kemi stadiumin “Adem Jashari” që akoma është nën gërmadha, e kemi stadiumin në Gjilan që kanë qenë premtimet që do kryhet edhe ai është nën gërmadha, edhe unë s’kam pa diku. Ky ndërrimi I tapetit që po bëhet duhet mu përshëndet, sepse s’kishim pas ku m’i lujtë ndeshjet e Europës e kombëtares. Por, realisht kom pritë pak ma tepër, ajo nuk ka ndodhë, te shohim çka ndodhë në të ardhmen”, tha fillimisht ai.

Tutje, Munishi thotë se ka pritur më shumë nga kjo Qeveri nga e cila ka mbetur i zhgënjyer pas tri viteve në pushtet.

“E kemi lënë pak mas dore. Në këto tri vjet kam pritë më shumë nga pushteti i ri, por me infrastukturë sportive jam tepër I zhgënjym. I përmenda stadiumet që s’kanë lëviz asnjë milimetër. Kanë qenë premtimet që do t’i rregullojnë stadiumet, në Gjakovë po shkon me ritëm të mirë. Tash kanë fillu punimet në ‘Adem Jashari’ në Prishtinë po rregullohet tapeti. Në vendet tjera s’po shoh që ka lëvizje. Futbolli do organizim, çasje serioze, në futboll flasin rezultatet, ne nëse tërheqim paralele, veç e shohim kush ka rezultate edhe e kuptojmë”, shtoi Munishi për Blic Interview.

Trajneri kosovar ka tërhequr paralele duke krahasuar Kosovën me vendet e tjera të rajonit, ku potencoi se Shqipëria është shumë larg nesh marrë parasysh infrastrukturën, kushtet sportive dhe organizimin e futbollit.

“Vëllezërit tanë në Shqipëri janë shumë para nesh, me organizim, me kushte për stërvitje, e kanë infraksturën, fillon vala e dytë e rregullimit të stadiumeve. Organizimi edhe çasja i ka bë që edhe me shku në Europian edhe me pas atmosferën në Air Albania është diçka impozante, është një teatër që ti e jep shfaqjen siç i ka hije, është pjesë e suksesit edhe nga atmosfera”, përfundoi ai për Blic Interview.

/GazetaBlic

 

11/01/2024 21:48

“AAK s’kalon, PDK e dyta”, Bajqinovci paralajmëron ‘vërshime’: 60 mijë mërgimtarë do të vijnë ta votojnë VV’në