Lajme

Cima Construction ju mirëpret në Expo Real Kosova – mundësi për të ndërtuar të ardhmen me siguri

07/17/2025 09:13
nga:Genita C

Kompania e ndërtimit Cima Construction do të jetë pjesë e ngjarjes prestigjioze Expo Real Kosova, e cila do të mbahet më 25, 26 dhe 27 korrik në ambientet e Prishtina Mall.

Kjo ekspozitë pritet të bashkojë kompani të fushës së ndërtimit, arkitekturës dhe real estate-it, me qëllim të prezantimit të projekteve më të reja dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim e investim.

Nga Cima Construction është bërë e ditur se prezenca e tyre në këtë ngjarje synon të reflektojë vizionin dhe përkushtimin e kompanisë për cilësi dhe siguri në ndërtim.

“Ju mirëpresim në Expo Real Kosova – një ngjarje që bashkon vizionin, cilësinë dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen me siguri,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Vizitorët do të kenë mundësinë të informohen për projektet në zhvillim të Cima Construction, të konsultohen me përfaqësues të kompanisë dhe të eksplorojnë mundësi investimi në hapësira banimi apo afariste.

Për më shumë informata rreth projekteve në ndërtim, mund të vizitoni këtë link ose të kontaktoni përmes:
📞 Menaxheri i shitjes: +383 48 581 888
📞 Zyra qendrore: +383 49 509 090
📧 Email: [email protected]