Showtime

Çiljeta tregon arsyen pse refuzoi ftesën e “BBV” dhe jep emrin e fituesit sipas saj

12/17/2021 09:37
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka zbuluar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother Vip”.

Këtë ftesë ajo e ka refuzuar duke u shprehu se më shumë ka dëshirë të qëndroj në shtëpinë e saj, shkruan GazetaBlic.

“Në fakt e mora, por me shume me shijonj nga shpia ime”, ishte përgjigjja e këngëtares kur u pyet për Big Brother Vip.

Krahas kësaj, ajo ka theksuar se si fitues të 100 mijë eurove e sheh Arjola Demirin duke e cilësuar si një grua të fortë.

”Arjola eshte nje super mama mendoj une dhe mund ta fitoje”, tha Çiljeta./GazetaBlic/