Lajme

Cilin sovranitet? Një kryetar të ka mbetur i mbyllur – Përplasje mes deputetes se LDK-së dhe VV-së

06/21/2023 18:00
nga:Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se situata në veri asnjëherë nuk ka qenë më kaotike.

“Kemi një vendim i cili nuk është i bashkërënduar me SHBA-të dhe ende nuk kemi parë asnjë plan të Kurtit për të dalë nga kjo situatë në veri”, tha Krasniqi në Kanal10.

Deklaratën e ministrit Murati se paga mesatare e policit është 800, Krasniqi e ka quajtur hipokrizi.

“Situata në veri është shqetësim i shteteve evropiane”, tha Krasniqi.

Krasniqi dhe ajo e VV-së Arjeta Fejza janë përplasur ashpër duke mos u pajtuar me veprimet e Kurtit në veri.

Deputetja Krasnqi përmendi edhe deklaratën e Kurtit duke përkujtuar Oliver Ivanoviqin, e cila tha se Kurti i thuri lëvdata serbit të dyshuar për krime lufte në Mitrovicë.

Krasniqi e LDk-së iu drejtuar Fejzës së VV-së se një kryetar të ka mbetur i mbyllur dhe për cilin sovranitet po flet në veri.