Opinion

Cili regres në politiken e jashtme është duke i bërë favore Serbisë, Shqipe?

09/26/2022 12:04
nga:Rabije N. Haklaj

Rabije N. Haklaj

E nderuar kolege, znj. Shqipe Mjekiqi!

Për hirë të informimit tënd të drejtë dhe me argumente, nuk po mundem pa i “thurur” ca fjalë përmes këtij statusi, lidhur me deklaratën tënde se: “Politikën e jashtme të Kosovës, qenka duke e karakterizuar pasiviteti”!

E di që, as vetë nuk e beson këtë, por me që je në opozitë, këtë mëndësi funksionimi e qasje ndaj pushtetit e ka opozita në Kosovë, ndonëse edhe unë, edhe ti dhe shumë nga ne që kemi studiuar në fushën e Shkencave Politike, jemi të dëtyruar që, opozitarizmin ta ushtrojmë ashtu siç e kërkonë roli i opozitarizmit, e jo siç veprohet në Kosovën e pasluftës, ku opozita të vetmin qëllim ka, rrëzimin e pushtetit, pa u dërguar asnjëherë mandatet deri në fund! Pra, për hirë të profesionit tonë, të mos ndikohemi nga “shefat” e subjekteve politike, edhe nëse nga ata na kërkohet që të sillemi dhe të bëjmë politikë për qejfet e tyre, por t’iu tregojmë se e kanë gabim!

Shqipe, tregoju dhe mësoi në LDK, që të bëhen opozitë konstruktive dhe se roli i juaj është, të kontrolloni, të jipni propozime dhe alternativa nëse nuk pajtoheni me punën dhe qasjen e Qevërisë ndaj problemeve dhe çështjeve të ndryshme, dhe këto propozime e alternativa, t’i përdorni si argumente (nëse ka), në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme t’ia prezëntoni elektoratit për të fituar zgjedhjet, e jo çdo ditë të bëni kritika “bllof”, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë!

Tani po i’u kthehem ca pikave të deklaratës tënde kritikuese dhe si pika e parë, me konsiderimin e politikës së jashtme si shumë pasive në këtë qeverisje!

Ma thuaj të lutëm vetëm një përiudhë të vetme kohore nën udhëheqjen e të gjitha qeverive paraprake, që nga vdekja e Presidentit tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova se, kur kemi pasur aq shumë afirmim, vëmendje, përkrahje dhe përmirësim të shkëlqyer të subjektivitetit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, sesa tani? Unë po të përgjigjem: Kurrë!

Vërejtjet tua për njohjet!
A e dinë Shqipe se, në 5 vitet e fundit, vetëm njohjen nga shteti i Izraelit e kemi pasur, edhe atë, dihet shumë mirë se nën çfarë kushtesh e kompromisesh me Serbinë me ndermjetësimin e Trump-it, ka ardhur ajo njohje! Si mund të akuzosh, pikërisht ti Shqipe e LDK-së, kur i gjithë populli i Kosovës e din se, ishte po Qeveria e LDK-së në krye me z. Avdullah Hotin, që pranoj nënshkrimin e një MORATORIUMI me Serbinë, ku shteti ynë, as që duhej të guxonte të kërkoj njohje, e lëre më, të paraqiste kërkesa për anëtarësime në Organizata Ndërkombëtare!

Pse Shqipe LDK-ja jote sa ishte në bashkqeverisje me PDK-në & Co Partitë, nuk bënte vetkritikë që, jo vetëm që nuk kishim njohje, por na vienin edhe çnjohjet e shtetit tonë si “peshqesh” me lobimin e Serbisë? Ndërsa tani, jo që nuk kemi çnjohje, por shumë shpejtë do të kemi njohje dhe atë, nga vende që ju nuk do ta besonit!

Pse Shqipe nuk punohej dhe kurrë nuk takohej askush, e as këta të LDK-së tënde me përfaqësuesit e atyre shteteve, të pakten sa për tu’a dërguar “erzin në vend”, se ne jemi falendërues gjithmonë ndaj jush!?

Cili regres në politiken e jashtme është duke i bërë favore Serbisë, Shqipe?

Regres në politikë të jashtme e quan ti, detyrimin dhe ndalimin e Serbisë që mos të guxoj më të mbajë zgjedhje e referendume në Republikën tonë, siç e ka bërë çdoherë?
Regres e quan ti, detyrimin që, Vuçiq dhe Serbia, t’i pranojnë dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga R. e Kosovës?
Regres e quan ti vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe për këtë, të kemi mbështetje nga vendet më të fuqishme, si ShBA, Gjermania, Britania etj, dhe për herë të parë të na thonë: Po, është në të drejtën tuaj, që të silleni ndaj Serbisë me të njejten monedhë, siç sillet ajo ndaj Kosovës!
Regres e quan ti shtrierjen e sovranitetit në gjithë veriun e vendit dhe vendosjen e policisë tonë atje, përderisa udhëheqësit e pushteteve të mëparshme në kohen e tyre thonin se: Jo, nuk mund ta bëjmë këtë e atë, sepse miqt tanë ndërkombëtarë, po na thonë: “Mos provokoni”, edhe pse ne ishim në të drejtën tonë!?

Pse Shqipe tani po funksionon “nxjerrja e dhëmbëve” ndaj Serbisë, dhe askush, as nuk po na çorton dhe as nuk po na pëngon!? E din se, pse tani po funksionon? sepse tani, kemi vërtetë një politikë të jashtme shumë të fuqishme, ku liderët tanë, sidomos Presidentja, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe zv. Kryeministrja dhe Ministrja e PJD-së, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, nuk kanë lënë lider të shteteve Evropiane dhe më gjerë pa i takuar dhe pa kërkuar nga ta, që të na përkrahin në të drejtat tona si shtet sovran, karrshi invazionit politik të Serbisë ndaj Kosovës dhe këto pra janë frytet e kësaj politike të jashtme, që po i korrim, dhe pikërisht rezultatet e po kësajë politike të jashtme janë arësyet, pse tani Vuçiqin po e shofim aq në siklet!

Rreth vërejtjes tënde për mosanëtarësimin e Kosovës në Organizata të ndryshme!

Më shumë sukses e konsideron ti dhe LDK-ja jote aplikimin “blanko” për anëtarësim në Organizata, pa e bërë përpjekjen më të vogël të marrjes së përkrahjes paraprake nga vendet që japin voten për këto pranime, e si rrjedhojë të refuzohen pranimet siç ka ndodhë për më shumë se njëherë me dështimin e anëtarësimit në INTERPOL, UNESCO, etj, apo një diplomaci e frytshme paraprake me shtetet e ndryshme, për t’u siguruar vota pro e tyre, kurdo që Kosova të aplikoj për anëtarësime, siç po vepron tani diplomacia dhe politika jonë e jashtme!? Cila stratëgji pra sipas teje dhe LDK-së është me e favorshme për ne? E para, apo e fundit që ceka?

Dhe për pjesën e fundit!
A je në dieni, sesi ka funksionuar shërbimi i jashtëm diplomatik e konsulorë deri me tani, Shqipe?
A je në dieni, se sa shumë skandale e kanë karakterizuar diplomacinë tonë ndër vite? Se sa shumë nepotizem e dërgime të njerëzve në shërbime diplomatike kanë ndodhur, të cilët, nuk i’a kanë pasur as “haberin” se ku ndodhet ai shtet, por shefat e tyre e bënin këtë, vetëm sa për t’i rehatuar militantet partiak, dostat, e familjarët e tyre, ndërsa për rezultatet e tyre, as që kanë dashur të dinë e as nuk u’a kanë kërkuar ndonjëherë!
A je në dieni se, më shumë punë të mira për diplomacinë e Republikën tonë, kanë bërë ca mergimtarë të devotshëm, sesa vet Ambasadorët e stafet diplomatike, për çka janë paguar për ato shërbime nga taksa e qytetarëve tanë!?

A je në dieni ti dhe LDK, Shqipe se, asnjëherë nën pushtetet e tyre me PDK- & Co Partitë, nuk është respektuar ligji për shërbimin e jashtëm, i cili, parasheh se 50% nga stafi diplomatik, duhet të plotësohet nga diplomatë të karrierës dhe 50% nga diplomatë të zgjedhur përmes çelësit politik/partiak!?

Ndërsa tani, jo që kjo përqindje është e barabartë, por përkundrazi, është e tejkaluar përqindja e diplomatëve dhe Ambasadorëve profesional dhe jo-politik, siç e kemi rastin e shokut tonë, shkëlqesinë e tij, Ambasador, Dr. Faruk Ajeti, i cili, është duke bërë punë të shkëlqyer e të jashtëzakonshme dhe me dinjitetin më të lartë profesional dhe njerëzorë, është duke na përfaqësuar në Republikën federale të Gjermanisë, e shumë shëmbuj tjerë që nuk po i cekë këtu!

P.s, Sa për informim, e dini ndoshta se, Presidentja dhe zv. Kryeministrja dhe Ministrja e PJD-së, ndodhen jashtë Kosovës!? Dhe ato, nuk kanë shkuar për pushime private, por pikërisht për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës!

P.p.s, e kam “profesion me pasion”, qe të pavërtetave, t’iu përgjigjëm me kundërargumente!

(Autorja është anëtare e Kryesisë së Partisë GUXO)