Lajme

Cili prokuror ta dënon dikë, kur Kurti amniston hajna?! –Krasniqi i dëshpëruar me drejtësinë në vend

10/09/2024 19:03
nga:G B

Këtë të mërkurë u publikua një tjetër audio-incizim i cili pretendohet të ketë ndodhur mes shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq.

Lidhur me këtë në një lidhje direkte me Naim Sadikun në emisionin “Raport”, ish aktivisti i LVV-së, Dardan Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po amniston njerëz që kanë shit e privatizua.

Ai është treguar i ashpër me sistemin e drejtësisë, duke thënë “cili prokuror ose gjykatës e dënon dikën kur një njeri i pushtetshëm e amniston një hajn.

“Unë mendoj se gjuha që e përdor LVV “shihemi me 9 shkurt”, është vazhdimësi e gjithë angazhimit tonë dhe nuk e shoh ndonjë kërcënim ose diçka të tillë, pavarësisht që mundona me qenë objektiv. Në ketë kontekst deshta me i thënë Blerimit diçka, kur ne si qytetarë i manifestoj politikanët që kanë shitur e privatizuar edhe për kalkulime të ulëta politike edhe sot pas 24 vjetësh i kemi po të njëjtat figura politike që na tregojnë se si Kosova u bë keq që 24 vjet edhe i mbrojmë duke i pa të këqijat edhe dëmet e tyre, pse pret Blerimi që kanë me dënu ose Prokuroria e Gjykata ka me kry punën e vet. Ka dalin këta, dalin prej kësaj shoqërie. Qysh e amniston Mimoza Kusarin që ka shit e ka privatizua e plotë të tjerë që i ke në institucione, mbrëmë atë zyrtarin e ministrisë së Mjedisit që ishte aty që 20 vjet, në këtë qeverisje bëhet ushtrues detyre nga po ministri Liburn Aliu. Kur ti në detyrën tende si ministër po edhe si qytetar nuk e tregon obligimin tënd me i dënu me i ndëshku, qoftë me gjobë apo diskurs, prej cilës Gjykatë po presim me dënu, kur kryeministri Kurti amniston njerëz që kanë shit e kanë privatizua prej cilës drejtësi kërkon, cili Prokuror e dënon dikën kur një njeri i pushtetshëm e amniston një hajn”, ka thënë Krasniqi.