Showtime

Cili paguhet më shumë Mc Kresha apo Lyrical Son?

05/14/2022 10:27
nga:G C

Mc Kresha dhe Lyrical Son janë dy nga reperat më të njohur në showbiz-in shqiptar dhe sëbashku kanë formuar labelin “Tint”. Ata ishin të ftuar në “Më lër të flas” ku treguan detaje rreth karrierës dhe marrëdhënieve personale.

Artistët u pyetën se cili prej tyre paguhej më shumë nëpër koncerte dhe përgjigjia ishte vetëm një:

“Unë dhe Festimi kemi pasur grindje, kacafytje, keqkuptime të të gjitha natyrave të ndryshme përveç lekut sepse ne gjithçka e ndajmë 50-50,” tha Mc Kresha.