Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Andi i ka kërkuar një favor konkurrentit të tij brenda këtij formati televiziv, Stresit.
Ai ka kërkuar nga rep artisti që ta ndihmojë atë për ta marrë nënshtetësinë e shtetit të Shqipërisë. Por, për t’ia kryer këtë favor, diçka kërkoi edhe Stresi.
“Nëse ma nxjerrë ti vizën e Amerikës. Po për t’i bërë, vetëm vjen tek unë e blen një parcelë toke dhe regjistrohesh tek unë, është e lehtë fare”, i ka thënë Stresi, Andit.
Por, çka tjetër folën ata? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.


