Showtime

Cili do të jetë fitues i 100 mijë eurove, Iliri apo Donaldi?

01/05/2022 21:08
nga:Donika Fetahu

Dy banorët favorit të publikut Iliri dhe Donaldi, janë pjesë e “BBV” që nga dita e parë.

Në rrjetet sociale vazhdimisht janë bërë sondazhe mes Ilirit dhe Donaldit, se cili është më i preferuari i publikut, ku për një diferencë të vogël, më i pëlqyer rezulton të jetë Iliri, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, Olti Curri  ka bërë një sondazh në profilin e tij në Instagram, se kush duhet të dal nga “BBV”, mes Ilirit dhe Donaldit dhe rezultatet ishin 27 mijë vota për Ilirin që të dalë dhe 30 mijë për Donaldin.

Por se cili nga këta të dy do të jetë fitues i “BBV”, mbetet të shihet në finalen e 18 shkurtit./GazetaBlic/