Lajme

Cilët ministra kanë shkuar me Kurtin në Norvegji?

03/28/2022 13:17
nga:Q R

Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar për vizitën zyrtare të kryeministrit Albin Kurti në Norvegji.

Siç njofton komunikata dërguar mediave, Kryeministri Kurti ka udhëtuar së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.

“Gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze”, thuhet në këtë njoftim.

Hekuran Murati: Dëgjoni, u bë e tepërt, e kemi përmendur disa herë fondet e MCC-së nuk kanë humbur