Showtime

Cilës histori të dashurisë i dedikohet kësaj here kënga e re e Semi Jaupaj?

11/20/2022 21:44
nga:G B

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor për të cilin është shumë entuziaste. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar disa pyetje në lidhje me këngën e re. Projektet muzikore të Semit deri tani kanë qenë të frymëzuara nga histori të vërteta dashurie, disa prej tyre edhe prej historisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të cilat patën shumë sukses. Tanimë të gjithë janë shumë kuriozë nëse dhe kjo këngë ka një bazë të vërtetë dhe nëse po, kujt u është kushtuar. Një prej ndjekësve e ka pyetur këmgëtaren nëse ka lidhje me jetën e saj private dhe Semi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

Çdo këngë e imja ka një të vërtetë aty. Në mos tani e freskët, një histori e përjetuar më parë