Karim Benzema fitoi çmimin lojtari më i mirë i ndeshjes kthyese të Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.
Francezi shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të mbrëmjes së djeshme në Bernabeu.
Pas ndeshjes, ai u shpreh shumë i lumtur që skuadra e tij ka kaluar në këtë fazë të kompeticionit.
“Ndeshje e komplikuar me një rival të mirë, por që në fillim treguam se donim të ecnim përpara. Në çerekfinale? Janë të gjitha ekipe të mira, në këtë nivel nuk ka asnjë të vogël. Le të shohim se çka do të ndodhë”, tha Benzema për Movistar.
Real Madrid, Manchester City, Milan, Inter, Napoli, Benfica, Chelsea dhe Bayern Munich janë skuadrat që kanë kaluar tutje sivjet në çerekfinale të Champions Leagues.
/GazetaBlic Sport


