*Që nga java e 37 e tutje shtatzënat pyesin mjekët se cilat janë shenjat e lindjes që mund të shfaqen ngadalë e të paralajmërojnë ardhjen e foshnjës.
*Sigurisht se asnjë përvojë nuk është e njejtë prandaj edhe mjekët mund të japin përmbledhje të cilat mund të mos i përjetojnë njësoj të gjitha gratë.
*Por zakonisht vërehet rënia e barkut për shkak të pozicionimit të bebës në legen, gratë fillojnë e ndjejnë kontraksione të quajtura kontraksione të rrejshme, tapa mukoide fillon e bjen ngadale që do të thotë se ka sekrecione të shoqëruara me gjak.
*Disa gra mund të ndjejnë dhimbje më të forta në shpinë ose ndjesi të ngërçit në zonën e legenit.Kur lindja afrohet, mund të ndjeni presion më të madh në fshikëzën urinare, që shkakton urinim më të shpeshtë.
*Para lindjes, mund të ndjeni një lodhje të thellë dhe dëshirë për të pushuar shumë.
*Gjithsesi një grua që është në pritje të lindjes duhet të jetë në kontakt me mjekun e saj gjinekolog dhe të paraqitet në spital në momentin që ka dhimbje të forta, gjakderdhje apo probleme tjera.
*SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!



