Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
E në lidhje më këtë, në Kosova Today, ka folur Sali Shoshi nga fondacioni “Trashëgimia pa kufi”.
Ai tha se përveç dy ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko”, ku e para është hotel dhe e dyta fabrikë mjalti, aty ku është 24 hektarëshi i Manastirit, është vetëm në një pjesë të 800 hektarëve.
“24 hektarë nuk është ku është Manastiri, është në dy ndërmarrje shoqërore të asaj kohe, Iliria dhe ‘Apiko’, domethënë fabrika e mjaltit dhe ndërmarrja hoteliere, ‘Iliria’”.
“Çka është me rëndësi është se ato 24 hektarë janë pjesë e 800 hektarëve që janë zonë e mbrojtur rreth Manastirit”, është shprehur Shoshi./klankosova