Lajme

Cilat janë argumentet që vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten? – tregon Ahmeti

03/29/2023 23:27
nga:G B

Katër paragrafë të një vendimi të PZAP, ku pranohej pjesërisht e bazuar ankesa e partive të komuniteteve pakicë për ndërhyrjen që kishte pasur në procesin e votimit Lista Serbe, pritet që t`i japin Gjykatës Kushtetuese argumente të qëndrueshme që dy deputetë nga këto komunitete të shpallen jolegjitim.

Lidhur më këtë gazetari, Arben Ahmeti ka thënë se vendimi i Kushtetueses në rast se do të jetë i njëjtë sikurse për ish-deputetin Veton Berisha edhe për ish-deputetin Albert Kinolli, atëherë i bie se presidentja nuk ka pasur kuorum kur është zgjedhur sepse kanë qenë vetëm 79 deputetë në Kuvend.

“Kjo realisht do t’i jap hapësirë të mjaftueshme Gjykatës Kushtetues, sepse nuk mund të marrësh vendime të ndryshëm për argumentet e njëjta. Nëse z.Berisha ka ofruar argumente të njëjta, këtë e kemi të konfirmuar edhe me burime. Ngjashëm ka ofruar edhe z.Kinolli pra do të shkoj edhe një deputet nga komuniteti romë, që i bie se janë dy deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhjen e presidentes, krijimin e kuorumit në raundin e parë ku duhet të jenë mbi 80 deputetë, ku kanë marrë pjesë 79 se dy janë jo legjitim. Që i bie se do ta kthej në zero vendimin.”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se edhe Avokati i Popullit në opinionin e tij drejtuar Kushtetueses ka thënë se nuk mund të ketë vendimet të ndryshme për raste të ngjashme që ofrojnë të njëjtat argumente.

“Nëse e ke një vendim të PZAP që konstaton që edhe faktet e Albert Kinollit nga komuniteti rom edhe Veton Berishës nga komuniteti egjiptian edhe faktet e Duda Baljes janë të njëjta, të qëndrueshme dhe vërteta. Dhe tash e kem një vendim që e ndërron një deputetët vetëm nga komuniteti boshnjak dhe kjo është e padrejtë. Avokati i Popullit në opinionin e tij thotë se s’mund të marrësh vendime të ndryshme për raste të ngjashme.”, ka thënë Ahmeti.