Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar të mërkurën masën e paraburgimit prej një muaji, të dyshuarës me iniciale Q.B. nga ky qytet, pasi dyshohet se theri bashkëshortin e saj.
Ajo dyshohet se mëngjesin e së hënës kishte sulmuar me thikë kuzhine burrin e saj B.K. në shtëpinë e tyre në lagjen “Besim Ndrecaj”, për çka u arrestua nga policia dhe u konfiskua edhe mjeti, me të cilin besohet se u krye akti.
Burri 32-vjeçar kishte marrë tretman mjekësor, fillimisht në Emergjencën e Ferizajt, më pas edhe në QKUK, teksa të mërkurën pasdite u lirua për në shtëpi.
Gruaja 29-vjeçare dënimin do ta vuajë në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, meqë dyshohet se ka probleme mendore.


