Showtime

Cila është data kur Albina Kelmendi dhe familja e saj, do ta performojnë “Duje” në “Eurovision 2023”?

02/01/2023 22:53
nga:G B

Festivali evropian i këngës “Eurovision Song Contest 2023” këtë vit do të mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe dhe ani pse disa shtete nga Ballkani kanë refuzuar pjesëmarrjen për këtë vit, Shqipëria e ka konfirmuar një të tillë.

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj dhe këngën “Duje” do ta përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision-in” e sivjetmë, teksa ata do të performojnë me datë 11 maj.

Shtetet me të cilat Shqipëria do të garojë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni janë: Armenia, Belgjika, Qiproja, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Romania, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino dhe Sllovenia.

“Eurovision Song Contest 2023” do të mbahet me datat 9, 11 dhe 13 maj të këtij viti.