Al Hilal konfirmoi se Neymar pësoi një dëmtim të muskujve në kofshë dhe se ai do të mungojë për katër deri në gjashtë javë.
Neymar kaloi një provë të gjatë vitin e kaluar duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë në gju. Ai u kthye për të luajtur më 21 tetor, por u lëndua sërish në ndeshjen e dytë që luajti në rikthim, të hënën e kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.
Braziliani ishte në fushë vetëm për 29 minuta në fitoren e Al Hilal kundër Esteghlal, në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Sipas shtypit ndërkombëtar, ekzistojnë dy opsione të mundshme për hapin e ardhshëm në karrierën e Neymar. Një prej tyre ishte Inter Miami , ku do të ribashkohej me Messin dhe Luis Suarez , me të cilët formuan treshen e famshme MSN te Barcelona. Kohët e fundit, Wall Street Journal raportoi se Neymar kishte blerë një rezidencë në Miami, e cila mund të hapte derën për t’u bashkuar me klubin në pronësi, pjesërisht, nga David Beckham.
Hipoteza tjetër është hedhur nga brazilianët e Globe Esporte , të cilët tregojnë për një rikthim të mundshëm në Santos , klubi ku ai u formua dhe bëri emër në futboll. Neymar ka treguar gjithmonë dashurinë e tij për Santos, i cili shpreson të sigurojë nënshkrimin e tij.
/GazetaBlic Sport/