Rreth një vit më parë, Didier Deschamps njoftoi se do t’i jepte fund periudhës së tij të gjatë dhe shumë të suksesshme në krye të ekipit kombëtar francez pas Kupës së Botës 2026.
Tani, në një intervistë të re, ai ka dhënë më shumë sqarime rreth planeve të tij të ardhshme.
Duke folur për emisionin Telefoot të kanalit televiziv francez TF1, trajneri konfirmoi se një klub në Ligën Profesionale Saudite i ishte afruar.
Edhe pse nuk e zbuloi emrin e ekipit të interesuar, Deschamps e bëri të qartë se ishte i hapur për mundësi të reja.
“Kam pasur kontakte, jo konkretisht me ta, por e dini se cila është situata ime. Sapo të mbarojnë angazhimet e mia aktuale, do të jem i lirë dhe nuk i ndaloj vetes asgjë”, tha ai.
Sipas mediave ndërkombëtare, Al Ittihad po interesohet për trajnerin Deschamps.
/GazetaBlic Sport


