Sporti

Çiklisti i jashtëzakonshëm, Tadej Pogacar nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

07/23/2024 16:43
nga:L J

Tadej Pogacar do të mungojë në garat e çiklizmit në Lojërat Olimpike të Parisit për shkak të lodhjes pas sezonit të tij të ngarkuar.

Slloveni po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, duke u bërë çiklisti i parë që fiton Giro dhe Tour në të njëjtin vit që nga Marco Pantani në 1998.

Ai do të zëvendësohet nga Domen Novak. Për Slloveninë do të marrin pjesë edhe Jan Tratnik, Matej Mohoric dhe Luka Mezgets.

Objektivi tjetër i madh për Pogacar do të jetë Kampionatin Botëror në Zyrih në shtator.

/GazetaBlic Sport