Sokol Cikalleshi shënon në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 60’ në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.
Dhe katër minuta më pas zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase. 33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë.
Duke ndezur festën e tifozëve të Konyasporit. Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.
Cikalleshi nuk u ndal dhe 13 minuta përpara fundit dhuroi asistin e golit të dytë. Me brazilianin Guilherme që realizoi golin e qetësisë për skuadrën e Konyasporit.
GoaL! | Konyaspor 1-0 Kasımpaşa | Sokol Cikalleshipic.twitter.com/Ywl1ddZTh7
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 25, 2023


