Sporti

Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë

03/27/2023 23:06
nga:E K

Shqipëria e ka nisur me humbje ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë nën urdhërat e trajnerit të ri, Sylvinho pësuan humbje minimale me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi, Swiderski në minutën e 41’të të takimit.

Shqipëria kishte disa raste të mira shënimi sidomos me Uzunin që pati dy goditje të rrezikshme të cilën njëren e ndaloi portieri polak, kurse tjetrën nga afërsia e çoi jashtë.

Edhe Kristjan Asllani kërcënoi me një goditje të fuqishme, por Szczesny ishte fantastik me intervenimet e tij.

Pas ndeshjes për “SuperSport” foli Sokol Cikalleshi:

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të forta, por treguam se kemi hapur një faqe të re. Kombëtare me shpirt gare, u mbrojtëm mirë. Ishim kompaktë, tentuam kundërsulmin.

I patëm rastet, por ata kanë portier shumë të mirë. Na vjen keq, pasi pësuam gol nga gjysmë rasti. Besoj se kjo Kombëtare i ka bërë shqiptarët të ndihen mirë.

Mungesa e golit? Me strategjinë që kishim menduar të rrinim kompakt, t’i prisnim në mesin e fushës, besoj se shkoi mirë. Përveç rastit të golit, ata nuk patën raste të tjera. Mund të evitohej ai gol.

Boniek paralajmëron Poloninë: Shqipëria është më lart se Çekia
Rëndësi ka që skuadra të ketë këtë shpirt gare. Duke besuar dhe duke pasur këtë shpirt gare, unë besoj se Kombëtarja është në rrugën e duhur.

Nuk është se Polonia na vuri përpara me raste. Na vjen keq për golin, mund të evitohej. Kemi mbrojtur mirë, kemi sulmuar mirë, por ata kanë një nga portierët më të mirë në botë. Nuk na lejoi të shënonim, sidomos Asllanin.

Pak kombinime në sulm? Këtë do e shikojmë në analizë. Në fushë, në ato pak raste që patëm, hapësirat u hapën nga njëri apo tjetri. Uzuni më ndihmoi, e ndjeva.

Merrja topin dhe e dija se ishte i hapur në krah. Me Asanin nuk është se shërbyem shumë me njëri-tjetrin. Isha më i pozicionuar nga ana e Uzunit. Nga Asani prisnim krosimet. Asani duhet të furnizohej më shumë nga mesfusha.