Sporti

Cikalleshi: Izraeli na ka vënë në vështirësi, por edhe ne i kemi mundur

09/23/2022 20:53
nga:E K

Sokol Cikalleshi, sulmuesi i kombëtares shqiptare, në pragë të ndeshjes me Izraelin në Nations League ka folur për Supersport: “Është një ndeshje shumë e vështirë, një nga më të rëndësishmet për mendimin tim, sepse na dërgon diku tjetër, mund të tentojmë vendim e parë dhe më pas play off-in”.

“Kemi përballë Izraelin një ekip që na ka vënë në vështirësi, por edhe e kemi i mundur. Do të jetë një dueI i pritur nga të gjithë”, vijoi sulmuesi kavajas.

“Ne jemi gati, sidomos nga ana taktike. Trajneri ka provuar një skemë të re, shpresojmë që të gjithë të bëjmë detyrat në fushë dhe të mos përsëritim gabimet e ndeshjes së kaluar.

Kjo skemë (me dy sulmues dhe me Bajramin pas) të jep mundësi të jesh në zonë më të shumë në numër, por duhet pasur kujdes në mbrojtje sepse të lë pak zbuluar në krahët e mbrojtjes.

Edhe sulmuesit janë të detyruar të kujdesen për këtë pjesë, që krahët e mbrojtjes të mos dalin shumë ofensivë. Nuk kemi pasur shumë kohë, trajneri është mundur që të punojë maksimalisht. Mbetet për ta parë në fushë. Në radhë të parë nuk duhet të pësojmë dhe më pas të tentojmë fitoren”, tha Cikalleshi.