Lajme

Çifti që vdiq tragjikisht në Klinë janë familjarë të ish-shefit të SHSKUK’së

03/10/2024 11:17
nga:G C

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, njofton se viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Krushevë e Madhe e Klinës, janë familjarë të tij.

Doktori Gjocaj njofton se burri që vdiq Fahriu, është djali i xhaxhait të tij. Fatkeqësisht në aksident humbi jetën edhe gruaja e Fahriut, Vlora.

Gjocaj shkruan se për detajet e varrimit të çiftit nga Baballoqi i Deçanit, miqtë dhe familjarët do të njoftohen me kohë.

Postimi i tij i plotë: