Showtime

Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar! “Nuk e mohoj, jemi të dy me botë të hapur”/ Konfirmohet lidhja e ish konkurrentes së njohur të ‘Përputhen’ me këngëtarin Ardian Bujupin

03/23/2022 21:01
nga:G C

Jasmina Kadriu dhe Ardian Bujupi janë çifti më i ri i showbizzit tonë. Ish-konkurrentja e Përputhen dhe këngëtari janë parë shpeshherë së bashku, por kur u zbulua se së bashku po përgatisnin një videoklip, publiku u duk sikur u bind.

Por ndonëse përgatitjet kanë përfunduar, ata ende shihen përgjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit.  E ftuar në Studion A, Jasmina ka folur për këto thathesheme por nuk ka mohuar se mes saj dhe Ardianit ka diçka. Modelja refuzonte të jepte një përgjigje konkrete për raportin mes tyre duke shtuar dyshimet se thashethemet mund të jenë të vërteta.

Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar! “Nuk e mohoj, jemi

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova”, u shpreh Jasemina.

Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar! “Nuk e mohoj, jemi

Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”- është shprehur Jasmina. Mesa duket kjo është historia e re e dashurisë që do të na mbajë mbërthyer, për ‘t’i kapur mat’ në pozën e ardhshme.