Showtime

Çifti Donald-Beatrix drejt ndarjes? Debatojnë ashpër përsëri

12/30/2021 12:34
nga:G C

Çifti Donald-Beatrix i cili është krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” po has në debate të ndryshme.

Ka disa ditë që dyshja janë vërejtur edhe në syrin mediatik që nuk janë si në fillimet e tyre ku gjithë kohës ishin duke u puthur dhe ledhatuar, shkruan GazetaBlic.

Një debat i ashpër mes tyre ka filluar përsëri, shkak kjo disa këngë.

Beatrix u kritikua nga Donaldi duke i thënë se dëgjon vëtëm këngë labe, teksa këngëtarja u prek mjaft shumë.

Beatrixa u inatos dhe shqeu fletën duke i thënë atij se nuk dëshiron të njohësh botën time, ndërsa Donaldi i tha këso fëmije je dhe u mërzit duke thënë se edhe ai ka nerva.

Ajo u largua por përsëri Donaldi e ndjeki nga pas./GazetaBlic/