Lajme

Çifti britanik gjendet i vdekur në plazh në ishullin e Karaibeve të Grenadës

1 vitë më parë
nga:N K

Një burrë dhe një grua në pension nga Britania kanë vdekur pasi u gjetën në një plazh në Grenada.

Çifti u gjet në Paradise Beach në ishullin Carriacou, të shtunën më 9 mars.

Policia tha se bashkëshorti, 76-vjeçar, u shpall i vdekur në vendngjarje pasi u gjet i shtrirë në rërë. Gruaja e tij, 77-vjeçare, u dërgua me urgjencë në Spitalin Princess Royal në ishull, ku më vonë u shpall e vdekur nga mjeku.

Forcat e Policisë Mbretërore të Grenadës e identifikuan çiftin si David John Foster dhe Rosaline Foster.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi vdekjen e çiftit. Policia vendase po heton dhe do të kryhet ekspertiza.