Deklaratat për dashurinë janë të rralla nga showbizi shqiptar, lëre më para kamareva ku shumë nga përsonazhet publike ju ikin pyetjeve rreth partnerëve të tyre.
Të puthësh partnerin në buzë do të thotë shumë dhe të bësh një gjë të tillë në emisione bëhet bujë e madhe, shkruan GazetaBlic.
Mirëpo, disa nga vip-at shqiptar i thyen këto rregulla dhe nuk e patën problem të shkëmbejn puthje romantike edhe kur ishin ‘live’ në intervista.
Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë mbetur një nga çiftet më të pëlqyera për publikun shqiptar. Edhe pse ata u ndanë si pasojë e konsumimit të një marrëdhënie shumëvjeçare kanë treguar se kanë ruajtur raporte të mira me njëri tjetrin.

Mirëpo po të kthehmi pas në kohë, Nora dhe Roberti janë dyshja që nuk hezituan ta shprehin dashurinë e tyre para një publiku të gjerë.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku zyrtarizuan lidhjen e tyre me martesë në 1 shtator 2017. Ata janë një ndër çiftet që e shprehin në çdo moment dashurinë e tyre të madhe.

Ledina Çelo dhe bashkëshorti i saj ka më shumë se 10 vite që janë martuar. Fotoja e cila u bë virale në rrjet ishte një postimin i këngëtares në ‘Instagram’ ku u shfaq duke e përqafuar dhe puthur bashkëshortin e saj.

Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe aktualisht kanë zgjedhur të jetojnë në Gjermani.

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek mund të themi lirshëm se thyen të gjitha tabutë.

Nuk janë të rralla momentet e tyre romantike ku shfaqen duke shkëmbyer puthje dhe momente intime me njëri-tjetrin.

Padyshim se janë çifti më i komentuar në mediet rozë./GazetaBlic/



